Sporti

Milan i prish punë Juventusit për Nicolo Zaniolon

07/21/2019 19:24
nga:Ideal

Interesi i Juventusit për Nicolo Zaniolon vazhdon, megjithëse në muajt e fundit ka pasur ulje-ngritje.

Në fillim, bardhezinjtë ishin në garë me Tottenham, por tani situata ka ndryshuar përsëri.

Sipas raporteve të fundit, interesi i Spurs është zbehur gjatë ditëve të fundit, por tani Juve do të ketë konkurrencën e Milanit.

Në fakt, gjatë negociatave në Romë për Suson, kuqezinjtë kanë kërkuar Zaniolon si pjesë e marrëveshjes sepse kryeqytetasit nuk janë në gjendje të paguajnë shumën e kërkuar nga Milan.

Oferta është refuzuar nga Roma, por negociatat mund të vijojnë në ditët e ardhshme./Telesport/

Nicolo Zaniolo celebrating after the score , Roma