Milan dhe Empoli përballen sonte në Serie A.
‘Rossonerët’ do të kërkojnë fitoren ndaj një kundërshtari aspak të lehtë, me takimin që fillon në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Ardian Ismajli është gati për një tjetër paraqitje pozitive në nivelin elitar të futbolli italian, ashtu siç ka bërë gjatë pothuajse të gjitha ndeshjeve të këtij edicioni.
Mbrojtësi shqiptar është absolutisht në mesin e më të mirëve në Serie A dhe pritet që në muajin janar, të ndryshojë skuadër.
Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:
Milan (4-2-3-1): Maignan; Emerson Royal, Gabbia, Thiaw, Theo Hernandez; Fofana, Reijnders; Musah, Pulisic, Leao; Morata.
Empoli (3-4-2-1): Vásquez; Goglichidze, Ismajli, Viti; Gyasi, Henderson, Maleh, Pezzella; Colombo, Cacace; Pellegri.
/GazetaBlic Sport/


