Sporti

Milan dhe Lazio në garë për mesfushorin e Barcelonës

04/28/2020 19:18
nga:M K

Përkundër faktit se futbolli është ndalur, skuadrat po mendojnë për transferimet eventuale.

Kësisoj, Milani dhe Lazio tashmë kanë vënë në radar për t’u përforcuar me të njëjtin futbollist, përcjell GazetaBlic.

Bëhet fjalë për anëtarin e Barcelonës, që momentalisht është i huazuar te Celta Vigo, Rafinha Alcantara.

27 vjeçari edhe në të kaluarën ka luajtur në Serie A, por që nuk kishte arritur të bind me paraqitjet në Inter.

“Mundo Deportivo” shkruan se ekipet italiane janë të interesuara për të nënshkruar me mesfushorin brazilian, vlera e të cilit në treg është afro 16 milionë euro.

Gjithsesi, gjatë afatit kalimtar, kurdo që hapet ai, pritet të mësohet më shumë sa i përket këtij operacioni transferimi.

/GazetaBlic/

05/16/2020 15:44

Lazio në “shok” – Strakosha lëndohet, mund ta humb sezonin!