Lajme

Milaim Zeka vjen me parashikim: Vendi “shpëton” vetëm nga koalicioni VV-PDK, ose vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare

04/13/2020 23:46
nga:Gazeta Blic

Ish- deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka folur për situatën politike në vend, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se zgjidhja e vetme në të cilën ndodhet vendi, është formimi i një koalicionintë ri ndërmjet Vetëvendosjes e PDK-së.

Vendi ka nevojë për një Qeveri stabile. E këtë qeveri mund ta krijojnë vetëm VV e PDK”, tha ai në T7, raporton Gazeta Blic.

Në të kundërtën sipas tij, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Milaim Zeka insiston se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pasur takim me prokurorët e Prokurorisë Speciale.

Zeka ka theksuar se nëse Kurti nuk e bën qeverinë me PDK-në, atëherë sipas tij, mund të formohet edhe një qeveri nga LDK-AAK dhe Nisma.

Abrashi për masat e reja të Qeverisë kundër COVID 19: Puç, tjetër emër a ka?!

05/29/2020 11:44

“Lajmërohet” më në fund edhe Kadri Veseli: Një vendim i pritur nga ana e Gjykatës Kushtetuese