Lajme

Milaim Zeka u bënë ofertë Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit që të aderojnë në partinë e tij

08/24/2019 12:59
nga:A. R.

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka, i ka komentuar ngjarjet e fundit brenda LDK-së.

Përmes një shkrimi në facebook, Zeka ka thënë se me Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin do të mund të bënin ndryshime radikale në skenën politike, duke shtuar se më mirë është që Veliu dhe Haziri të shkojnë me të, se të rrinë siç e ka quajtur ai Isa Mustafën “njeriun me anti LDK”.

Me Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin kishim mujte me ba ndryshime radikale ne skenen politike te Kosoves.
Ma mire me ardhe me mu, se sa me ndejte me njeriun me anti LDK, Isa Mustafen!