Lajme

Milaim Zeka: S’po ju vjen marre disa kryeministrave, prej Dardan Gashit dhe Begjet Pacollit, që mbajnë ka dy poste!

03/14/2018 12:15
nga:D.I

Deputeti i Nismës Social Demokrate, në seancën e sotme parlamentare ka folur në lidhje me numrin e madh të zv.kryeministrave e ministrave në Qeverinë Haradinaj.

Madje ai tha se është marre se si ka zv.kryeministrat mbajnë edhe postin e ministrit.

“Kjo qeveri jo qe është e madhe po qysh s’ju vjen marre disa zv kryeministra, prej Dardan Gashit dhe Begjet Pacollit, edhe zv.kryeministër edhe ministër. Po të ishte kështu edhe kryetari im Limaj, të njëjtën gjë do t’ia thosha Fatmir Limajt; kryetar si nuk të vjen marre’”, tha Zeka.

Përveç kësaj, Zeka tha se zv.ministrat po keqpërdorin edhe paratë e taksapaguesve.

“Qysh more nuk ju vjen marre këtyre zv.ministrave me shëtitë me para të taksapaguesve. Me iu telefonu shoqatave kulturore nëpër Evropë, e me iu thënë çoma një ftesë e me ikë pa asnjë ftesë zyrtare. Për këto, kryeministri duhet të kërkojë raport dhe të thotë; kush të ka ftu ty në Gjermani, cili Institucion? Me para të kujt po udhëton atje?”, tha ai.

06/16/2018 18:57

Limaj: Unë largova baltën nga Skenderaj, të tjerët fituan vota me punën time