Lajme

Milaim Zeka shpërthen me akuza: Ju e propozoni Lumezin si kryeprokuror sepse e keni kapë pick!

04/15/2019 13:56
nga:L H

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka shpërthyer me akuza në Kuvend në kohën kur po diskutohet për Kodin e Ri Penal, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka akuzuar sistemin e drejtësisë e edhe ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin për punësimin e Aleksandër Lumezit si kryeprokuror shteti.

“Mos të mendon dikush që ne kemi me pas sistem të drejtësisë kur ministri i drejtësisë personalisht e ka propozu si kryetar të jurisprudencës kryeprokurorin, Aleksandër Lumezin. Ju e keni propozuar Lumezin sepse e keni kap pick. Ai edhe djali i babës tem me pas kanë kur Enver Hasani ka dalë me argumente edhe ka dëshmu për të, që ai jo që nuk e ka dhënë provimin e jurisprudencës, kisha ndërmarr diçka”, tha Zeka.

Ai përveç kësaj, ka thënë se ky sistem punëson njerëz vetëm atëherë kur i pickoni.

“Ju punësoni njerëz tuaj vetëm kur i pickoni sepse vetëm atëherë ata janë të dëgjueshëm për ju. I njëjti sen është edhe me rastin e Reshat Millakut”, tha ai.

“Mu qu një prokuror hajdut, i pitë, atëherë kujt i frikësoheni ju? Mos ju frikësoheni atyre policëve që akuzohen që i kanë vjedh 200 gram dredhëza? Jo, ju ju frikësoheni politikanëve të mirë, mjekëve të mirë. Dhe tash duke e pasur një prokuror kriminel, atëherë ju dëshironi të na mbani nën shantazh katër vjet, se për dy juve ju kanë dok pak.”

Ka akuzuar se “ju e keni ndërtuar një sistem të drejtësisë, ku edhe inspektorati policor ka gjetë shkelje drastike në zyrën e specializuar të krimeve ekonomike në Ekonomi më saktësisht Nazim Sahitin, dhe prapë e keni kthyer në vend të punës. Ne nuk mund të krahasohemi me BE-së sepse nuk ka policë në botë e as hetues që guxon me prek një zyrtar të shtetit pa i pas 1 milion argumente”, tha ndër të tjera Zeka./Gazeta Blic