BLIC.TV

Milaim Zeka: Nuk përdori gjuhë vulgare, nuk është vulgaritet me ju thënë politikanëve që jeni hajna

06/07/2019 22:12
nga:A. R.

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka thënë se kundërshtarët e tij politikë, ia kanë mveshur padrejtësisht se ai po përdorë fjalë vulgare në Kuvend, duke thënë se nuk është vulgare nëse i thua një politikani se ai është hajn, shkruan Gazeta Blic.

Zeka në Blic Intervieë me Astrit Gashi, ka shtuar se vulgaritet nuk është edhe kur tregohet me fakte për punësimet e familjarëve të politikanëve të ndryshme të Kosovës.

“Se unë po përdori gjuhë vulgare nuk është e vërtetë. Kjo gjë më është mveshur nga kundërshtarët politikë, të cilëve nuk iu ka konvenuar fjalori im, sepse unë iu kam thënë se janë hajna. Nuk është vulgaritet nëse i thua një politikani se ai është hajn, nëse ai është i tillë. Nuk është vulgare nëse tregohet me fakte për punësimet e familjarëve të politikanëve të ndryshme”, ka thënë Zeka.

Intervista e plotë në Blic Interview me Astrit Gashi: