Lajme

Miku i madh i Kosovës, Eliot Engel feston fitoren e tij me shqiponjë

11/08/2018 08:52
nga:M H

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari ka uruar Eliot Engel për rizgjedhjen e ri në Kongresin amerikan.

Engel nga janari i vitit 2019 do të jetë kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme.

Bajraktari ka publikuar një fotografi së bashku me Engel ku shihen të dy duke bërë shqiponjën.

Demokrati Engel së fundi i ka vlerësuar këto zgjedhje si ndër më të rëndësishmet, në përpjekjen e partisë së tij për të fituar përkrahjen e Kongresit në lidhje me kundërshtimin e politikave të presidentit Donald Trump.