Mikel Arteta është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Arsenalit në fitoren 5-2 ndaj West Ham United.
Kjo është ndeshja e dytë radhazi që Topçinjtë shënojnë pesë herë; ata e bënë këtë në fitoren 5-1 ndaj Sporting CP në Champions League.
“Ishte çmenduri, e nisëm shumë mirë lojën”, ka shpjeguar Arteta.
“Ne shënuam tre gola të shpejtë, pastaj shënoi kundërshtari, pastaj një tjetër – dhe loja filloi. Ne duhet ta menaxhonim lojën dhe e bëmë shumë mirë. Dy ndeshjet e fundit kanë qenë të vështira dhe të shënosh gola është shumë e rëndësishme.
“Në pjesën e dytë ishte e rëndësishme të mos relaksoheshim dhe të përpiqeshim të shënonim] edhe më shumë”, përfundoi trajneri.
/GazetaBlic Sport


