Sporti

Mike Maignan për ballafaqimin me Kylian Mbappe: Jam portieri i pestë më i mirë në botë

11/05/2024 14:24
nga:Lorik J

Portieri i Milanit, Mike Maignan ka thënë se nuk është i shqetësuar për kërcënimin e quajtur ‘Kylian Mbappe’.

Maignan do të përballet me shokun e tij të kombëtares franceze në derbin mes Real Madrid dhe AC Milan sonte në Santiago Bernabeu.

“Futbolli më jep gjithmonë adrenalinë. Jam i emocionuar të luaj kundër të gjithëve, kështu që për mua gjëja më e mirë do të jetë të fitoj me shokët e skuadrës”, tha Maignan.

“Nëse nuk mendoj se jam më i miri, askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për mua. Unë jam portieri i pestë më i mirë në botë, por ende duhet të përmirësohem. Prioriteti im është ndeshja e sotme”, shtoi ai.

Kujtojmë se Real Madrid dhe Milan takohen sonte nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport