Sporti

Mijëra tifozë të Romës në stërvitjen e fundit para derbit me Lazion

01/25/2020 14:37
nga:M K

Roma dhe Lazio të dielën e zhvillojnë një nga derbit më të mëdhenj në Itali.

Derbi i kryeqytetit, ose siç njihet në Itali, “derby della capitale” pritet të sjellë spektakël në Olimpico, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, gjallorosët, sot kanë përjetuar një emocion të veçantë, pasi në stërvitje janë befasuar nga mijëra tifozë, që e kanë motivuar skuadrën.

Ka qenë vetë klubi romak, që përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook” ka treguar përmes fotografive atmosferën e jashtëzakonshme në qendrën stërvitore.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse kjo përkrahje do t’i motivojë djelmoshat e Fonsekas për duelin e 26 Janarit, e i cili fillon nga ora 18:00.

/GazetaBlic/

07/07/2020 17:17

Probleme për Romën, lëndohen Smalling e Santon