Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur sot në Stamboll për të protestuar kundër burgosjes së kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, rivali kryesor i Presidentit Tayyip Erdogan.
Kjo protestë është ndër më të mëdhat që Turqia ka parë në më shumë se një dekadë, raporton Reuters.
Qindra mijëra i kanë dëgjuar thirrjet e opozitës dhe kanë dalë në rrugë në mbarë vendin që kur Imamoglu u arrestua javën e kaluar dhe më pas u burgos në pritje të gjyqit për akuzat e korrupsionit.
Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, por rreth 2000 njerëz janë arrestuar.