Showtime

Mihrije Braha del veç në bikine, mundohet të duket bukur por dështon me ‘PhotoShop-in’

07/11/2018 22:01
nga:FL.B

Emri i saj jo rrallë herë është bërë viral në rrjetet sociale e nuk është se mungon edhe në titujt e mediave rozë, shkruan GazetaBlic.

E tash këngëtares shqiptare nga Kosova, Mihrije Braha ka nisur t’i hyj vetja në qejf me të madhe. Pavarësisht asaj se i ka dalë numri pesë përpara, ajo ende po provon të garojë me vajzat e reja të estradës shqiptare.

Këtë herë ajo e ka provuar veten në diçka shumë më të nxehtë, edhe pse nuk është se ia ka dal edhe aq mirë.

© Mihrije Braha [instagram]

Braha ka marrë guximin që si 50-vjeçare të dal para syrit të aparatit fotografik, e të nxjerrë në pah linjat trupore të cilat thënë të drejtën i ka goxha në formë.

Por natyrisht, si shumë nga koleget e saj, edhe Braha vërehet qartë se e ka lodhur “PhotoShop-in”. Të paktën një trup ku nuk mund ta vëresh as një njollë të vetme pak kush e ka.

 

© Mihrije Braha [instagram]

Ndonëse ka dashur t’u tregojë 61-mijë ndjekësve se ka një lëkurë të përsosur, nuk është se ia ka dal mbanë. Mund ta vëreni qartë në pjesën fundore të barkut asaj i shihet goxha mirë celuliti i cili është shumë normal në moshën e saj.

Biondja në imazhin e fundit është shfaqur me bikine të printuara në shumë ngjyra, të cilat në pjesën e poshtme kishin edhe dy tufa me ngjyrë të verdhë, anash belit.

Udhëheqësja e emisionit “Odeon” edhe një ditë më  parë kishte pozuar me bikine në mes dy vashave tjera, por aty ishte treguar më e kujdesshme duke fshehur barkun e duke nxjerrë në pah vetëm një pjesë të trupit.

© Mihrije Braha [instagram]

Theksojmë se Braha ka një karrierë të bujshme si këngëtare dhe moderatore. Ajo shquhet për bukurinë që ka, ndonëse nuk e pranon asnjëherë se ka bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë.

Sa herë që pyetet për këtë pjesë, ajo gjithmonë përmend se përdorë kremra. Kremra përdorin edhe gratë e tjera por vitet e bëjnë të veten, në moshë 50 vjeçare e të mos kesh asnjë rrudhë të vetme në fytyrë kjo i ndodhë vetëm Mihrijes.  / © GazetaBlic /

© Mihrije Braha [instagram]

09/20/2018 18:14

Mihrije Braha tejet atraktive! Ja si duket në fotografinë e fundit