Lajme

Miftaraj: VV dhe LDK ta rishqyrtojnë vendimin për 12 ministritë, qeveria e ardhshme mund t’i ketë edhe 18

12/02/2019 18:40
nga:B. D

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të rishqyrtojnë edhe njëherë vendimin që Qeveria e Re të ketë vetëm 12 ministri, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se populli do e kuptoj se qeveria e ardhshme mund të ketë edhe 18 ministri dhe që sipas ligjit Lista Serbe të ketë 2 ministri.

Miftaraj shkruan se më shumë ka rëndësi planprogrami dhe vullneti politik që sa më parë të miratohet Ligji për Qeverinë dhe të bëhen të qarta kompetencat e qeverisë gjatë mandatit të rregullt, kur të ketë qeveri në dorëheqje dhe pas mandatit.

Ai më tej ka këshilluar që Qeveria e Re të kufizoj numrin e ministrive në 18.

Postimi i tij i plotë:

VV dhe LDK duhet të ri-konsiderojnë vendimin për vetëm 12 ministri.

Publiku i mirë kupton nëse qeveria e ardhshme mund ti ketë edhe 18 ministri, edhe me çmimin që ligji e përcakton që lista serbe të ketë dy ministri!

Në këtë fazë me shumë ka rëndësi, planprogrami dhe vullneti politik që në vitin e parë të miratohet ligji për qeverinë dhe përcaktimi se cilat janë kompetencat e qeverisë gjatë mandatit të rregulltë, qeverisë në dorëheqje dhe qeverisë në mbyllje të mandatit në gjashtë muajtë e fundit.

Për çështje praktike qeverisë së re duhet kërkuar që zvoglimi i Ministrive të kufizohet në 18.

Këshillë shumë miqësore!

VV dhe LDK duhet të ri-konsiderojnë vendimin për vetëm 12 ministri.Publiku i mirë kupton nëse qeveria e ardhshme mund…

Publiée par Ehat Miftaraj sur Lundi 2 décembre 2019

11/18/2019 21:30

IKD: Askush nga zyrtarët e lartë në Kosovë, sivjet nuk përfundoi në burg për korrupsion