Lajme

Miftaraj ‘thumbon’ ministren Haxhiu: Edhe këtë ditë e pritëm, shoqëria civile dhe mediat nën “llupën” e qeverisë

08/04/2021 16:41
nga:M K

Njohësi i zhvillimeve dhe anëtari i shoqërisë civile, Ehat Miftaraj, ka thumbuar ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas konferencës së sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Miftaraj ka ironizuar duke thënë se edhe këtë ditë e pritëm, që shoqëria civile e mediat të jenë nën “llupën” e qeverisë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Shoqeria civile dhe mediat nen llupen e monitorimit dhe vezhgimit nga ekzekutivi!
Edhe kete dite e pritem!
Gjithsesi shume mire kur vetem nje pjese e vogel e medias dhe shoqerise civile behen argat te pushtetit.

/GazetaBlic/