Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka thënë se sot Qeveria duhet t’i kërkojë falje qytetarëve pak orë para vendimit që pritet të merret për masat e reja.
Në një shkrim në Facebook, Miftaraj ka thënë se kjo kërkim falje duhet të bëhet për shkak të shkeljes së masave Anti Covid gjatë fushatës zgjedhore.
“P.S. Në aspektin juridik nuk ka logjikë që në vendim të kërkohet falje, sikurse nuk ka pas logjikë të mbahen tubimet në masë gjatë pandemisë dhe të rrezikohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve për vota”, ka thënë Miftaraj.
Postimi i plotë:
Qeveria perveç masave kunder COVID që mund të marr sot, në vendim do të duhej të shkruante edhe nje KERKIM FALJE per fushaten parazgjedhore dhe shkeljen e masave kunder COVID-19, ndaj çdo te vdekuri dhe te infektuari me kete virus.
P.S. Ne aspektin juridik nuk ka logjike qe ne vendim te kerkohet falje, sikurse nuk ka pas logjike te mbahen tubimet ne mase gjate pandemise dhe te rrezikohet shendeti dhe jeta e qytetareve per vota.
Milam Zeka: Vjosa Osmanin po e mbrojnë disa rrugaç


