Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë Ehat Miftaraj, është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Miftaraj thotë se qeveria ka probleme serioze në ligjet bazike, ku shton se rrallë herë ka edhe qëllime jo të mira në miratimin e ligjeve.
“Kemi qeverinë që është jetim e cila do të thotë në ligjet bazike po ka probleme serioze, qoftë të ekspertizës, ka shumë arrogancë, por jo rrallë herë ne shohim që ka edhe qëllime të kqija në miratimin e ligjeve. Zgjedhjet do ti kemi me siguri në vitin e ardhshëm nëse nuk kemi zgjedhje të parakohshme, ne si IKD jemi duke bërë një analizë të planprogramit të qeverisë dhe e shohim sa është mbush programi. Në fushat e drejtësisë është dështim total, është regres jemi shumë më keq se që kemi qenë, në ekonomi jemi shumë keq, nese shohim agjendën legjislative të këtyrë 4 viteve kanë një plan të punës i cili është pa pikë koncepti, është ndër qeveritë e rralla që agjenda legjislative ndrrrohet disa herë brenda vitit, kjo simptomë është se nuk kanë pasur përvojë në qeverisje.Kanë mungesë ekstreme të eksperiencës, të ekspertizës, dhe fatkeqësisht vin me ide dhe me dokumente të cilat në start e sheh që kanë probleme bazike të cilat nuk e lejojnë që ky ligj të hyjë në fuqi”, tha ai.
Tutje ai thotë se Kosova nuk ka strategji kundër korrupsionit, dhe se Kurti prej kur është në pushtet nuk arriti ta miratoj një strategji kundër korrupsionit.
Miftaraj si adresë kryesore të dështimit të Kosovës në sundimin e ligjit e sheh sistemin prokurorial.
“Kosova nuk ka strategji kundër korrupsion prej vitit 2019, Albin Kurti prej vitit 2020 që është në pushtet nuk ka arrit me miratu një strategji kundër korrupsion. Kemi një Këshillë Gjygjësor që politika asnjëherë nuk ka mundur ta kap në kuptimi klasik të fjalës, politikat edhe në të kaluarën , PDK, AAK, LDK, kanë mundur të kenë njerëz interesa brenda këshillit gjyjësor, por nuk është që do të thotë si këshillë ka pas ndikim të plotë. Tjetër është këshilli prokurorial i Kosovës, është një organizatë e cila funksionon dhe fatkeqsissht qeveria në vend që të merr mësime nga mënyra se si qeveriset këshilli prokurorial i Kosovës, qeveria po e kopjon atë. Këshilli proukrorial është delja e zezë. Dështimi i Kosovës në sundimin e ligjit, adresa kryesore është ky sistem prokurorial”, shtoi Miftaraj.
Drejtori i IKD thotë se marrëveshja aktuale e Brukselit është shumë më e dëmshme sesa ajo që ka qenë në kohën e Thaçit.
“Është e vërtetë që marrëveshja aktuale e Brukselit dhe plani i veprimit i Ohrit është shumë më i dëmshëm sesa që ka qenë në kohën e Thaçit, është e vërtetë që jep kompetenca shtesë që njëfarë mënyrë janë një gjysme autonomie për serbërt lokal, por asnjëherë nuk mund të krahasoehet me republikën serbe.Nuk mund të kesh sundim të ligjit nëse e mban pjesën veriore vetëm me forca speciale, pjesa veriore duhet të qeveriset me forca të rregullta. Nuk ka sundim të ligjit nëse nuk kemi prokuror, gjygjtar serb në pjesën veriore”, përfundoi Miftaraj.