Geek

Microsoft zhvillon tabletin e palosshëm me Windows 10

10/27/2017 21:11
nga:F.B

Microsoft është duke zhvilluar tabletin, i cili sipas konceptit është i ngjashëm me modelin Courier, i cili është shtyrë qysh në vitin 2009/10.

Emri kodues i tabletit është Andromeda dhe y do të jetë tablet i palosshëm, i cili do të punojë me sistemin operativ Windows 10 dhe është i bazuar në arkitekturën ARM.

Tableti ka mundësi për thirrje, por nuk do të jetë telefon i mençur dhe madje kur të paloset ai mund të vendoset në xhep.

Pritet që tableti të përdorë Snapdragon SoC. Microsoft nuk do të pozicionojë tabletin ndaj Androdit ose pajisjeve iOS. Tash për tash nuk ka specifika për tabletin.

11/07/2017 13:07

Telefoni më i vogël Android në botë