Sporti

Micah Richards zbulon gjobat marramendëse të Balotellit në Manchester City

11/19/2019 18:26
nga:Lorik J

Micah Richards ka zbuluar se Mario Balotelli ishte dënuar tek Manchester City me rreth 150,000 mijë funte në kohën kur sulmuesi italian luante në Premierligë.

Ai zbuloi për BBC Radio 5Live se sulmuesi italian ishte një kontribues i madh për klubin nga gjobat e tij, raporton GazetaBlic.

“Balotelli vonohej gjithmonë. Ne i kemi dhënë të gjitha paratë tona për bamirësi dhe deri në kohën e Krishtëlindjev kishim 100,000 £ ose 150,000, të gjitha nga gjobat e Balotellit”, tha Richards.

Ish-mbrojtësi i Cityt, Richards ishte një figurë e njohur gjatë pjesës së fundit të karrierës së tij në Etihad dhe në fund ai mori rol në ndëshkimin e lojtarëve të padisiplinuar.

/GazetaBlic