Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani vazhdon të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.
Reprezentuesi kosovar luajti mbrëmë 90 minuta në ndeshjen ndaj Leicester Cityt, në Europa League.
Ai kishte një paraqitje solide në këtë takim, por ka pasur relativisht pak minuta që nga transferimi i tij tek kjo skuadër.
Rramani ka luajtur 21 ndeshje me fanellën napolitane, ku ka shënuar edhe dy gola deri më tash. Disa nga mediat italiane kishin raportuar se ai po mendonte largimin nga kjo skuadër, bazuar edhe tek fakti se dyshja Manolas dhe Koulibaly po kalojnë në një formë fantastike dhe shihen si pengesë e madhe për të.

Menaxheri i tij, Adrian Aliaj, në një prononocim ekskluziv për ‘GazetaBlic Sport’, ka demantuar këto zëra, duke thënë se nuk e kanë menduar asnjëherë largimin nga kjo skuadë dhe se Rrahmani është i barabartë me Koulibalyn dhe Manolas.
“Amir Rrahmani ka të njëjtin status si Koulibaly dhe Manolas. Në këto nivele klubet kanë 4 top lojtarë në çdo pozicion dhe Rrahmani është shumë i rëndësishëm për këtë skuadër. Nuk e kemi menduar asnjëherë mundësinë e largimit nga Napoli. Janë 50 ndeshje që luhen në një edicion, Rrahmani ka shumë rëndësi tek kjo skuadër”, tha Aliaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Rrahmani është në mesin e futbollistëve që kanë bërë rritje të madhe në karrierën e tyre, kur dihet që e kishte nisur atë tek skuadra e Drenicës në Superligën e Kosovës, pastaj kaloi në Shqipëri, Kroaci dhe më pas në Itali.
/GazetaBlic Sport/


