Sporti

“Mezi pres të luajë me Ermal Krasniqin”, Rrahmani flet pas transferimit tek Slavia Praga

08/19/2024 20:50
nga:Lorik J

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka folur për herë të parë si lojtar i Sparta Pragës, duke thënë se mezi pret të mbajë veshur fanellën e kësaj skuadre.

Rrahmani që shkëlqeu në Rumani te Raopid Bukuresht ka premtuar gola e asistime me klubin e madh çek.

Ai është ndalur edhe te miqësia e tij me Ermal Krasniqin, pasi ëshët klubi i tretë që do të luajnë së bashku pas Ballkanit dhe Rapid Bukureshtit.

“Unë dhe Ermal Krasniqi jemi miq të mirë. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe gjithashtu kemi kimi të mirë”.

“Mezi pres të luaj përsëri me të dhe së bashku të shënojmë gola dhe të kontribuojmë me asistime”, ka thënë Rrahmani për faqen zyrtare të klubit çek.

Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës, ku aty do të gjejë edhe dyshen tjetër shqiptare Indrit Tuci dhe Qazim Laçi, që po ashtu janë lojtarë shumë të rëndësishëm të klubit.

Rrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro.