Sporti

Mezani: Tani e tutje, secila ndeshje, më shumë se finale

07/04/2020 19:53
nga:M K

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, u pa tejet i lumtur me fitoren në udhëtim te Feronikeli, megjithëse nuk e mohoi se dy pikët e humbura ndaj Llapit mund t’u kushtojnë.

Ai përgëzoi lojtarët për angazhimin, ndërsa shtoi se tash e tutje çdo ndeshje nuk do të jetë si finale, por më shumë se aq, përcjell GazetaBlic.

“Më vjen keq për pikët e lëna ndaj Llapit, kurse sot na është dashur mobilizim për fitore.

Unë dua të përgëzojë lojtarët për angazhimin dhe përformancen e sotme. Mendoj dhe shpresojë që çdo ndeshje tashmë do të jetë jo si finale por më shumë se finale”, tha fillimisht Mezani.

Pastaj, Mezani komentoi edhe ndeshjet e ardhshme, që “bardhë e kuqtë” e luajnë përballë Prishtinës, duke thënë se duhet një angazhim sikur ai i sotmi, që të arrijnë synimet e tyre.

“Lojë e vështirë sepse nuk ka të lehta, por mendoj që duhet të angazhohemi si sot dhe do t’i bëjmë hyzmetin edhe atij takimi për të marr maksimumin në fund”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/