BLIC.TV

Meta: Thaçi, ka folur për territore që ne duhet t’ia kthejmë Serbisë, se gjoja na i ka dhënë si bonbona, si dhurata Rankoviqi

07/12/2019 22:14
nga:Gazeta Blic

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta në emisonin “Blic Interview” me Astrit Gashin, ka theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në mënyrë intensive ka punuar për shkëmbimin e territoreve.

“Presidenti Thaçi është marrë me këtë temë (shkëmbimin e territoreve, v.j.) në mënyrë proaktive, ka mbajtur dhjetëra konferenca në muajin gusht të muajit të kaluar, ka qenë hiperaktiv si asnjëherë më parë për ndonjë temë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

“Ka folur në shumë raste, ka folur për territore që ne duhet t’ia kthejmë Serbisë se gjoja na i ka dhënë si bonbona, si dhurata Rankoviqi.”

I pyetur se cka sheh të keqe te shkëmbimi i territoreve, Meta ka thënë:

“E para e punës, Kosovën e kanë njohur 110 shtete, ne e kemi shpallur pavarësinë dhe këto njohje kanë ardhur mbi bazën e një dokumenti i cili e përfshin edhe këtë territor për të cilin po flasim. E dyta e punës, ka ndalesë tekstuale në kushtetutën e republikës së kosovës, për negocim të territorit.”

“Sorosi në Beograd ka një document në lidhje me shkëmbimin e territoreve, kanë qenë akterët e tyre tek zyret tona, kanë qenë në parlamentin e kosovës, kanë biseduar me akterë të caktuar politikë, kanë qenë në Tiranë”

“Kushtetuta ia ndalon atë punë. Ai ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, para se t’i sjell në parlament, duke përjashtuar pikën 1, i cili thotë se për territorin nuk mund të negociohet.”, ka thënë Meta në Blic Intervieën, e fundit për këtë sezonë.