Lajme

Meta: Jeta e Demaçit ishte luftë dhe atë luftë e fitoi

07/28/2018 10:08
nga:A. R.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në ceremoninë komemorative për veprimtarin Adem Demaçi, ka thënë se ai qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët.

“Jeta jote ishte luftë dhe këtë luftë e fitove. Do të mbetesh përjetë Adem Demaçi shqiptar. Sot fjalët bac janë të paketa për ty, dhimbja është sa një mal”, tha ai.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se baca Adem Demaçi ishte patriot si të tjerët por i veçantë me veprën e tij.

“Ishe i vetëm për të drejtën e plotë, kur të tjerët ju gezuan lirisë së pjesshme, ty të mundonte robëria e pjesshme. Ti dhe nga liria jote më shumë se të gjithë ne për së gjalli”, tha Haradinaj.

07/22/2019 20:15

Lutfi Haziri tha se PAN-i është kumbar i Gjykatës Speciale: Vjen reagimi i ashpër i Bilall Sherifit