Lajme

Meta godet komisionin për demarkacion: Budallakia nuk ka kufinjë

12/06/2017 16:15
nga:anonymous1000144531

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta përmes rrjetit social Facebook, me anë të një statusi ka shkruar se nuk do të befasohet në rast se këto dit ndonjëri nga anëtarët e Komisionit Bulliqi del dhe jep disa sqarime, shkruan Gazeta Blic.

Këto sqarime sipas Metës fillojnë nga intervenimi i NATO-s në vitin 1999, rindërtimi dhe rivitalizimi i vendin, pavarësia e Kosovës e deri tani demarkimi i kufirit me Malin e Zi.

Në fund, ish-deputeti i LDK-së shkroi se budallallëku nuk njeh kufinjë.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Ky është statusi i tij i plotë:

S’befasohem aspak nëse këto ditë s’del ndonjë anëtarë i Komisionit Bulliqi, ndonjë ekspert tjetër politike e gjeostrategjie, apo edhe ndonjë përfaqësues i sert i ndonjë partie politike – me ndonjë fakt të ri, ama “ganc të ri” – e na skjaron, “fije për pe” sesi në fakt: 
“Filluar me intervenimi i NATO-s në vitin 1999, e tutje me rindërtimin dhe rivitalizimin e vendit, me Pavarësimin e Kosovës dhe gjithcka më tutje në procesin e shtetbërjes, bashkë, edhe me njohjet nga shtetet më demokratike e të zhvilluara perëndimore e të botës (ato, përtej orbitës politike ruse), dhe, përfundimishtë, deri te demarkacioni aktual – se gjith’çka pra – Ka ngjarë, vetëm e vetëm, dhe me një të vetmin qëllim djallëzorë: Që t’na i marrin ne Kosovarëve, e t’ia dhurrojnë Malit të Zi, “kullosat e kontestuara”! (mbyllen thonjëzat)

P.S. Gjithësia dhe budallakia, definitivishtë, s’njohin kufinjë! As demarkacion, as…
#Bagëti’e’bujqësi #dot’ham’kullosa 
#RrnoftëPartia’ePunës #RrnoftëXhaxhiEnver 
#PoshtëImperializmiAmerikan

01/13/2020 21:46

Zyrtari i LDK-së thotë se VV po e vë Vjosa Osmanin në pozita naive