Lajme

Meta: Balotazhi nuk është për të luajtur ‘kile’, Shpend Ahmeti është frikacak

11/14/2017 20:24
nga:A K

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se balotazhi nuk është siç ka thënë ai për të luajtur kile, shkruan Gazeta Blic.

Ai këto komente i bëri pasi që kandidati i VV-së për kryetar të komunës së Prishtinës nuk ka shkuar në debatin në Rubikon.

Me këtë rast Meta shkroi se Vetëvendosje ka njerëz frikacak që dinë vetëm të gjuajnë gaz lotsjellës.

Ky është statusi i tij i plotë:

VV dhe Shpend Ahmeti po mendojnë se balotazhi është me luajt “kile”… 
S’erdhën në emisionin e aranzhuar me vullnetin e tyre në Rubikon i cili tash po shkon Live – pra s’erdhën në formatin më të shiquar Televiziv Kosovar, të njohur si “Hard Talk”, e ku te Adriatik Kelmendi – lypen Fakte, Fakte dhe vetëm Fakte…
Frigacak, që në njërën anë gjuajn Mollotov, gjuajn gas lotesjelles e djegin me mollotov Policine Kosovare për së gjalli, sikur edhe Prishtinën – por që Hard Talk me Fakte, për temat e Mëdha Politike kanë frikë të vijnë…
Athua Pse?!
Vv dhe Shpendi s’kanë me ardh në asnjë debat tjetër, ngase u kanë ardh edhe sot, sondazhet taze….

11/21/2017 20:18

Dardan Gashi: Vetëvendosja, e fitoi Kamenicën me meritë të plotë!