Sporti

Mesut Ozil refuzon Barcelonën për këtë klub gjigant

12/04/2017 15:31
nga:E.A

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thuhet se është gati të presë deri në verë për të sjellë mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil në klub.

Sipas James Ducker të Daily Telegraph, Arsenali mund të kërkojnë deri në 25 milionë funte për të bërë një marrëveshje për reprezentuesin gjerman, transmeton Gazeta Blic.

Mourinho dhe United thuhet se janë të gatshëm të përfitojnë nga hezitimi i Ozil për të zgjatur qëndrimin e tij në stadiumin ‘Emirates’ dhe të arrijnë një marrëveshje në fund të sezonit , atëherë edhe kur kontrata e tij skadon.

Sipas Ducker, kur e pyetën Mourinhon për ish-njeriun e Real Madrid të premten, shefi i United tha “asnjë koment”, dhe kjo ishte fytyra e portugezit kur e përmendi Ozilin.

Sipas ‘Daily Mirror’, Barcelona gjithashtu është e interesuar të bëjë një marrëveshje për Ozilin.

Blaugranët do të ishin të gatshmëm t’i paguanjnë gjermanët edhe 350,000 funte në javë, për shërbimet e mesfushorit gjerman. /GazetaBlic/

12/10/2017 22:51

Villarreal-Barcelona notat e lojtarëve, kjo është nota e Lionel Messit