Lajme

Mësuesit nuk u binden MASHT-it dhe drejtorive komunale

04/22/2019 08:16
nga:Gazeta Blic

Vetëm një numër i vogël i shkollave kanë nisur ta zbatojnë marrëveshjen e arritur mes ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe drejtorëve komunalë të arsimit për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

Pjesa më e madhe e shkollave janë duke iu bindur thirrjes së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për moszëvendësim të orëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe pse ministri Bytyqi dhe kryetari i Kolegjiumit të drejtorëve komunalë të Arsimit, Besim Avdimetaj, u zotuan të hënën e kaluar se do të zëvendësohen të gjitha orët e humbura, drejtues të SBASHK-ut kanë bërë të ditur se mbi 95 për qind e shkollave të shtunën kanë refuzuar ta zbatojnë këtë marrëveshje.

Kryesia e Sindikatës së Arsimit javë më parë ka marrë vendim që nëse ndryshohet Ligji për paga dhe ngrihen koeficientet e mësimdhënësve fillorë, psikologëve, pedagogëve, dhe sekretarëve të shkollave, në fund të vitit do të zëvendësohet vetëm një javë. Sindikata ka marrë vendim që të mos zëvendësohen të gjitha ditët e humbura me arsyetimin se Ligji për greva nuk obligon. /infokus/

11/04/2019 15:50

Studentët e Fakultetit të Edukimit paralajmërojnë protesta para MASHT dhe Rektoratit të UP