Sporti

“Mësuesi” Mourinho me fat, e mposht “nxënësin” Lampard

09/29/2020 22:53
nga:M K

Tottenhemi ka mposhtur Chelsean pas ekzekutimit të penalltive, për t’u kualifikuar kështu në çerekfinale të EFL Cup.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, me vendasit që arritën të rikthehen në lojë vetëm në çastet e fundit, përcjell GazetaBlic.

Në llotarinë e 11-metërshave, vendasit ishin më të vëmendshëm, pasi nuk gabuan asnjëherë, kurse tek të kaltërit, penalltinë vendimtare e huqi Mount.

Kësisoj, Mourinho ia doli të jetë më i suksesshëm se nxënësi i tij, Frank Lampard, që deri në fund ishte në avantazh, por që nuk ia doli ta mbajë epërsinë edhe për pesë minuta të tjerë.

/GazetaBlic/

10/20/2020 12:45

Formacionet e mundshme: Chelsea – Sevilla