Sporti

Messit nuk i pëqen që Garnacho e ka ‘idoll’ Ronaldon! E largon nga rrjetet sociale

11/28/2023 17:16
nga:Lorik J

Manchester United fitoi 3:0 ndaj Evertonit në kuadër të xhiros së 13-të të Premierligës. Golin për epërsi e shënoi Alejandro Garnacho (19) në minutën e tretë të ndeshjes. Diogo Dalot krosi nga e djathta dhe Garnacho mundi Jordan Pickford me një goditje fantastike me gërshërë.

Ky është një nga golat më të bukur të sezonit dhe të kujton shumë golin e idhullit të Garnacho, Cristiano Ronaldos. Portugezi shënoi një gol të ngjashëm kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve pesë vjet më parë.

Garnacho madje kopjoi festën tashmë të famshme të Ronaldos “Siu” gjatë festës. Në podcastin Vibe With Five, ish-reprezentuesi anglez, Ferdinand komentoi karakterin e Garnacho.

“E dini çfarë? Ai kujdeset për gjithçka, mua më pëlqen kjo,” filloi Ferdinand.

“Edhe kur luan për kombëtaren e Argjentinës thotë se Ronaldo është idhulli i tij dhe se është më i madhi në histori. Më tha se Messi e ka hequr nga Instagram për këtë”, ka shtuar ish-mbrojtësi i Manchester United.