Sporti

Messit nuk i duhet ta fitojë Kupën e Botës që të vërtetohet se është më i miri

12/27/2018 22:49
nga:M K

Disa e pohojnë, e disa të tjerë e kontestojnë.

Nëse Messi nuk është më i miri në histori, është njëri nga të tillët, shkruan GazetaBlic.

Argjentinasi po kritikohet se nuk ka arritur asnjëherë që ta fitojë Kupën e Botës, trofeu më i madh në sportin më të popullarizuar në rruzull.

Ndërkaq së fundi ka folur ish përfaqësuesi brazilian, Zico.

Njëri nga më të mirët e ‘Seleçaos’ për aq kohë sa u paraqit për fanellën e famshme ‘verdhë e kaltër’ ka folur për njeriun që vjen nga shteti kundërshtar në rrafshin sportiv, Argjentina.

Zico ka ngritur në qiell ‘Pleshtin’, derisa ka potencuar faktin se ‘El Mesias’ nuk i nevojitet botërori për t’u konfirmuar që është më i miri.

Kujtojmë se Messi është futbollisti është i pari që ka fituar katër herë rradhazi çmimin si lojtari më i mirë i vitit.

/GazetaBlic/

11/19/2019 10:20

Momenti kur Messi brenda pak sekondave driblon pesë lojtarë të Uruguait