Sporti

“Messi, zëvendësues ideal i Xavit”

05/29/2020 07:53
nga:M K

Është më se i vërtetë fakti se Messi shpeshherë luan edhe në mesfushë, teksa angazhohet maksimalisht për ta ndihmuar skuadrëne e tij.

Këtë teori e mbështeti edhe ish-ndihmësi i Guardiolas, Domenec Torrent, i cili në një prononcim tha se Messi mund të zë hapësirat e lëna bosh nga Xavi, përcjell GazetaBlic.

Spanjolli u largua nga Barça në fund të edicionit 2014/2015, pas plotë 17 vitesh të kaluara në ekipin e parë të Barcelonës, ndërsa paraprakisht dy sezone ishte paraqitur te ekipi B.

Torrent ndërkaq, ka shtuar se duke parë angazhimin e Messit dhe kapacitetet prej një lojtari të qetë dhe organizator, mund të bëhet shumë lehtë zëvendësues i Xavit.

“Ai është një lojtar shumë inteligjent. Shpeshherë ai kthehet për të marrë topin. Pas disa vitesh, ai mund të luajë si Xavi nëse do të dëshironte.

Nëse angazhohesh në një pozitë më të vështirë, kur realisht fillon të humbasë ritmin për shkak të moshës, ai mund të luajë si mesfushor qendror por edhe jo vetëm. Jam i sigurt se ai do të bënte mirë edhe në atë pozicion”, shtoi ndër të tjera Torrent.

/GazetaBlic/

09/22/2020 10:36

Rakitic: Kurrë s’kam qenë shok i ngushtë me Messin dhe Suarezin