Sporti

Messi trondit tifozët e Barcelonës para ndeshjes me Dortmundin!

09/11/2019 21:20
nga:Lorik J

Problemet e Lionel Messit me dëmtime vazhdojnë.

Superylli argjentinas është përjashtuar nga takimi i fundjavës së Barcelonës ndaj Valencia, ndërsa ai madje nuk mund të jetë i aftë për ndeshjen e parë në Champions League kundër Borussia Dortmund të martën e ardhshme, raporton GazetaBlic.

Messi nuk ka luajtur për Barcën pasi dëmtoi këmbën gjatë seancës së tij të parë stërvitore të para-sezonit në gusht.

Ai më pas humbi turneun e klubit në Shtetet e Bashkuara dhe nuk është paraqitur në asnjë prej ndeshjeve
të La Ligas.

/GazetaBlic/