Sporti

Messi thotë se kanë një grup në ‘WhatsApp’ me Neymarin e Suarezin

06/01/2019 16:02
nga:M K

Messi e ka pranuar se vazhdimisht komunikon me Neymarin.

Duket se jo kot dita ditës po rrjedhin edhe më shumë lajmet për një rikthim të mundshëm të Neymar Junior në Camp Nou.

Braziliani ka gabuar me vendimin për t’u transferuar te PSG-ja dhe shpreson që shoku i ngushtë, Leo Messi, t’i ndihmojë atij për ta veshur fanellën e Barçës përsëri.

Sido që të jetë, edhe pse ka dy vite që është larguar, Messi e Suarez vazhdojnë të jenë në kontakte të vazhdueshme me brazilianin.

Messi, në një intervistë për FOX Sports, ka zbuluar se dikur treshja e quajtur MSN dhe që theu rekorde të shumta – kanë një grup në ‘WhatsApp’.

“Me Neymar dhe Suarez kemi një grup në WhatsApp që komunikojmë shpesh”, tha ai për FOX Sports.

“Neymar është fenomen dhe po, ne vazhdojmë të flasim”.

Leo foli edhe për Andres Iniestan dhe Xavi Hernandez. Ai e ka thënë “Xavi dhe Iniesta më mungojnë shumë në fushë”

10/18/2019 22:50

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalunasit