Sporti

Messi sot mund të thyejë një rekord të jashtëzakonshëm

01/13/2019 12:57
nga:M K

Lionel Messi synon ta shënojë sot golin e 400-të personal në La Liga, në përballjen e Barcelonës ndaj Eibarit në “Camp Nou”.

Ylli argjentinas i ka shënuar 399 gola në 434 paraqitje në La Liga, që prej se e realizoi golin e parë dhe debutues kundër Albacetes në vitin 2005.

Messi është golashënuesi më i mirë në histori të La Ligës që prej vitit 2014, kur me het-trikun e tij ndaj Sevillës e kaloi Telmo Zarran, i cili në të kaluarën kryesonte me 252 gola.

Nga totali i 399 golave, Messi i ka realizuar 230 gola në 217 ndeshje në “Camp Nou”, nga të cilat 183 kanë përfunduar me fitore për Barçën.

Ndërkohë, në udhëtim ai i ka shënuar 169 gola në 217 ndeshje.

Barça e pret sonte në “Camp Nout” Eibarin në një ndeshje të La Ligës, që nis në orën 18:30 dhe Messi do të kërkojë ta regjistrojë golin e 400-të, që e bën atë golashënuesin padiskutueshëm më të mirë në histori të garës. Cristiano Ronaldo, që tani luan në Itali me Juventusin, është i dyti me 311 gola në fanellën e Real Madridit.

Golat e Messit në La Liga

-Ndeshje: 434

-Gola: 399

-Minuta: 34,859

-Fitore: 325

-Barazime: 70

-Humbje: 39

-Titullar: 386

-Zëvendësues: 48

11/19/2019 10:20

Momenti kur Messi brenda pak sekondave driblon pesë lojtarë të Uruguait