Sporti

Messi rrëfehet për rivalitetin me Ronaldon

01/15/2020 10:22
nga:M K

Futbollisti më i mirë në planet, Leo Messi në një intervistë dhënë mediave, ka folur sa i përket raportve me Ronaldon dhe situatën që mbizotëronte brenda kampit katalunas përderisa Ronaldo ishte pjesë e galaktikëve.

Argjentinasi ka thënë se duelet me madrilenët gjithmonë janë interesante, por kur aty ishte Ronaldo, ato bëheshin më atraktive, përcjellë GazetaBlic.

“Ishte një duel i veçantë dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë sepse zgjati për disa vite dhe nuk është e lehtë ta mbash një nivel të caktuar për një kohë të gjatë. Për më tepër, skuadrat për të cilat luanim ne ishin shumë kërkuese – si Real Madridi ashtu edhe Barcelona, dy klubet më të mira në botë”, tha fillimisht Messi.

“Konkurruam në një nivel të barabartë për aq shumë vite, mendoj se kjo do të mbetet përgjithmonë. Dueli sportiv ishte shumë i mirë mes nesh personalisht dhe mendoj se edhe njerëzit u argëtuan, pavarësisht a ishin tifozë të Barcelonës, Real Madridit apo tifozë të futbollit në përgjithësi”.

“Natyrisht kur Cristiano ishte në Real Madrid, ndeshjet ishin gjithmonë të veçanta. Kundër Real Madridit janë gjithmonë, por me Ronaldon ishin edhe më shumë”, shtoi Messi.

Në fund fare, anëtari i Barcelonës deklaroi se koha tashmë ka ndryshuar, andaj duhet të shikojnë përpara.

“Por, këto kohëra kanë kaluar tashmë, ne i kemi përjetuar ato, por tani shikojmë përpara”, përfundoi fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë”.

/GazetaBlic/

02/21/2020 20:28

Bukuroshja që adhuron Messin dhe Cristianon