Sporti

Messi: Nuk e di nëse Barcelona ka bërë gjithçka për të transferuar Neymarin

09/12/2019 19:21
nga:Lorik J

Lionel Messi ka pranuar se do të kishte “dashur” që të kishte parë Neymarin të kthehej në Barcelonë.

Pavarësisht se ka kaluar vetëm dy vjet në Paris Saint-Germain, Neymar mezi po priste të kthehej në Camp Nou gjatë verës, por në fund qëndroi tek Parc des Princes, përcjellë GazetaBlic.

“Do të kisha dashur që Neymar të ishte ribashkuar në klub. Sinqerisht, nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka të mundur për të siguruar rikthimin e tij”, tha Messi.

“Sidoqoftë, është sigurisht e vërtetë që negociatat me PSG nuk janë të lehta. Në një nivel sportiv, Neymar është një nga më të mirët në botë. Asnjëherë nuk kërkova nënshkrimin e Neymar. Gjithë çfarë bëra ishte ajo që dhashë mendimin tim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/