Sporti

Messi një gol e dy asistime, Barcelona rikthehet me fitore

06/13/2020 23:58
nga:M K

Barcelona rikthehet me fitore në La Liga.

Në ndeshjen e parë pas periudhës pandemike, katalunasit shënuan fitore të pastër në udhëtim te Mallorca, 0-4, për të shtuar kështu edhe tri pikë të tjera në ranglistën tabelare, përcjell GazetaBlic.

Messi shënoi njëherë, asistoi dy herë të tjera për Jordi Albën e Braithwaiten, kurse Alba ishte asistues te goli i parë që e shënoi Vidal, pas vetëm 65 sekondash.

Me këtë fitore, Barcelona përforcon kreun, të paktën deri nesër, kur Real Madridi nga ora 19:30 do të jetë nikoqir i Eibarit.

Më poshtë edhe goli i Messit në çastet e fundit, i asistuar nga Suarez dhe renditja tabelare.

VIDEO

/GazetaBlic/

08/01/2020 17:50

Gushti i pazakontë, muaji i “çmendur” i futbollit