Kupa e Botës 2022

Messi ndryshon mendje: Nuk do pensionohem nga Argjentina

12/18/2022 21:14
nga:E K

Argjentina është kampioni i ri i botës.

Lionel Messi me shokë fitoi finalen dramatike ndaj Francës, duke qenë më të mirë në penallti pasi 120 minutat përfunduan me rezultat 3-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas triumfit në Kupën e Botës, për media ka folur ylli argjentinas, Lionel Messi, ku ka dhënë lajmin e mirë për fansat se nuk do largohet nga angazhimi me kombëtaren.

“Jo, nuk do të tërhiqem nga kombëtarja. Dua të vazhdoj të luaj si kampion i Kupës së Botës me fanellën e Argjentinës”, tha Messi.

/GazetaBlic Sport/