Sporti

‘Messi, Messi’, Ronaldo kishte polemika të mëdha me tifozët e Al Hilal, e përjetoi rëndë humbjen

02/09/2024 13:30
nga:Mergim Rreci

Pas humbjes së Al Nassr (0-2) kundër Al Hilal, një tifoz i Al Hilal i hodhi një shall te Cristiano Ronaldo, kur portugezi po shkonte për në dhomat e zhveshjes; CR7 mori shallin, bëri sikur e futi brenda shorceve dhe ia ktheu, dukshëm i irrituar.

Menjëherë më pas, portugezi u kthye në fushë për të marrë së bashku me Al Nassr medaljen e finalistit dhe u shfaq dukshëm i irrituar teksa kalonte mes lojtarëve të Al Hilal, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ishte i nervozuar edhe me tifozët vendas, të cilët vazhdimisht brohoriten emrin e Leo Messit.

Ja pamjet: