Sporti

Messi me fjalë të jashtëzakonshme pas pensionimit të Casillas

08/05/2020 16:20
nga:M K

Dje u konfirmua zyrtarisht se ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka vendosur përfundimisht të pensionohet nga futbollit.

Nuk munguan mesazhet e shumë futbollistëve të mëdhenj, derisa sot ishte radha për lojtarin numër një në planet, Messin, përcjell GazetaBlic.

Argjentinasi, në një prononcim për mediat spanjolle tha se Casillas ka kohë që ka hyrë në histori, teksa rezultatet që arriti në nivel ndërkombëtar, e dëshmojnë këtë.

“Iker po pensionohet, por ai kaloi në historinë e futbollit kohë më parë. Jo vetëm sepse ai ishte një shembull në La Liga, por edhe sepse arriti të fitojë gjithçka në nivel ndërkombëtar”.

Ai ishte një portier mrekullueshëm dhe ka qenë vërtetë e vështirë për të luajtur kundër atij. Por, duke parë në anën tjetër, unë gjithashtu mendoj se ishte një rivalitet mjaft i mirë, sa që na duhej të tejkalonim vetveten kur përballeshim me njëri-tjetrin”, ka thënë mes tjerash njeriu që ka fituar plotë gjashtë herë trofeun më të çmuar individual, “Topin e Artë”.

/GazetaBlic/

09/22/2020 10:36

Rakitic: Kurrë s’kam qenë shok i ngushtë me Messin dhe Suarezin