Sporti

Messi me fjalë emocionuese para ndeshjes Mallorca – Barcelona

06/12/2020 23:32
nga:M K

Barcelona i shkon Mallorcas në ndeshjen e parë pas rikthimit nga pandemia.

Katalunasit udhëtojnë për të vetmin qëllim, fitoren dhe trepikëshin e radhës në luftën për titull, përcjell GazetaBlic.

Në një video të gjigantit sportiv, “Adidas”, argjentinasi foli për rikthimin në futboll dhe kohën e kaluar në karantinë.

Ai tha se mezi po e pret zbarkimin në fushën e blertë, teksa ndihet i bekuar që mund të luaj sërish.

“Të qenit larg nga loja më ka bërë të mendoj. Ndihem si çdo lojtar tjetër. Unë thjesht dua të luaj. Dhe të luash lojën tonë është një dhuratë”.

Të jesh në gjendje të frymëzosh të tjerët dhe të frymëzohesh. Dhe mbase dhurata më e madhe për të gjithë: Të krijosh gëzim për të tjetër. Pra, tani loja është rikthyer, dhe unë jam përsëri gati për dhuratën e saj”, tha mes tjerash ai.

/GazetaBlic/

08/05/2020 16:20

Messi me fjalë të jashtëzakonshme pas pensionimit të Casillas