Sporti

Messi mbyllet i vetëm në zhveshtore, refuzon fotografimin me skuadër

07/06/2019 23:49
nga:M K

I heshtur dhe duke biseduar me veten.

Fjala është për Leo Messin, i cili e përfundoi aventurën në “Copa America” në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi u ndëshkua me të kuq në minutën e 37-të në duelin ndaj Kilit, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, ai ka refuzuar të fotografohet me skuadrën, derisa siç raportojnë mediat argjentinase, ai është ulur i vetëm dhe nuk pranonte të qëndronte me askë.

Ende nuk ka dalur me asnjë deklaratë pas këtij kartoni, i cili në pamjet e përsëritura shihet se ishte totalisht pa meritë.

Kujtojmë se Argjentina pas fitores ndaj Kilit u kurorëzua me medaljen e bronztë, që në fakt nuk mund të llogaritet sukses, pasi synimi i tyre ishte triumfi i plotë në kompeticionin më të rëndësishëm jug-amerikan.

/GazetaBlic/

10/18/2019 22:50

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalunasit