Sporti

Messi largohet nga Argjentina? Vjen lajmi i madh

08/14/2018 18:46
nga:Lorik J

Në Argjentinë supozojnë se Leo Messi për momentin do të largohet nga kombëtarja.

Sipas TNT Sports, numri 10-të,Lionel Messi dhe trajneri i Argjentinës kanë rënë dakord që këtë vit lojtari të mos ftohet në asnjë ndeshje të kombëtares, shkruan GazetaBlic

Gazetari Hernan Castillo, gjithashtu, thekson se Messi praktikisht kishte vendosur të largohej nga ekipi kombëtar, por në fund, marrëdhëniet e tij të mira me Claudio Tapia e bëjnë atë të qëndrojë akoma në skuadër.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në 2019. Qëllimi i trajnerit është ta thërrasë atë, por vendimi i Messit do të varet gjithashtu nga trajneri i ri dhe projekti që do të bëjë Federata e Futbollit të Argjentinës.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore