Sporti

Messi kthehet në Argjentinë, gati për festën e Krishtlindjes

12/24/2021 10:05
nga:E K

Lionel Messi është kthyer në vendlindjen e tij në Argjentinë.

Shtatë herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, është kthyer në Argjentinë për festën e Krishtlindjes.

Anëtari i PSG u kthye në shtëpi nga Franca me një aeroplan privat, me shokët e skuadrës si Angel Di Maria, Mauro Icardi, Leandro Paredes dhe familjet e tyre.

Kështu së paku bën të ditur Mundo Deportivo. Aeroplani thuhet se zbriti në Rosario më pak se 24 orë pas barazimit 1:1 të PSG ndaj Lorient.

Loja e radhës e PSG luhet më 3 janar, ndaj Vannes në Kupën e Francës