Sporti

Messi ia mohon një super transfer Real Madridit, i dërgon mesazh mos shko atje

11/04/2017 16:41
nga:Y.K

Real Madridi e dëshiron transferimin e sulmuesit argjentinas të Manchester Cityt, Sergio Aguero, por thuhet se ka ndërhyrë bashkëkombësi i tij, Lionel Messi, i cili i ka thënë të mos bashkohet me Mbretërit.

Sulmi i Real Madridit i përbërë nga Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema i njohur me shkurtesën ‘BBC’ nuk po bind këtë sezon, pasi kanë shënuar shumë pak gola për dallim nga sezonet e kaluara.

Një problem tjetër i sulmit të Mbretërve është edhe lëndimi i shpesh i lojtarëve dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të vihen pas një sulmuesi të ri me emër të madh në Evropë.

Perez beson se është në gjendje të bindë argjentinasin për t’u bashkuar me Los Blancos nëse Pep Guardiola nënshkruan me Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Por, thuhet se Mbretërit kanë hasur në një problem jo të vogël dhe ai është kundërshtari i tyre i madh, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Sipas Diario Gol, Messi ka këshilluar bashkatdhetarin e tij Aguero që të mos i bashkohet Real Madridit vitin e ardhshëm.

Messi thuhet se i ka shkruar mesazhe Agueros në rrjetin social WhatsApp dhe i ka thënë mikut të tij të mirë argjentinas se ai është më mirë të qëndrojë në Manchester, për shkak të rënies së fundit të Madridit në formë dhe City duket një ekip i madh konkurrues nën drejtimin e Pep Guardiolas.

11/20/2017 13:00

Ky fakt po tmerron Messin