Sporti

Messi i siguron Barcelonës afro 960 milionë euro në vit

10/11/2018 12:05
nga:M K

Lionel Messi është është njëri nga futbollistët më të mirë në botë.

Argjentinasi që nga koha kur debutoi për herë të parë para 15 viteve, ka qenë figura kryesore në ‘Camp Nou’, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo lojtari nuk po i shërben ekipit vetëm në fushë por edhe jashtë saj.

Drejtuesit katalunas e pranojnë se Messi brenda një viti kalendarik i siguron afro 960 milionë euro në vit, duke përfshirë marketingun dhe biletat e ndeshjeve.

Kështu është konfirmuar nga udhëheqësit e ‘blaugranas’. Madje raportojnë se po mendojnë edhe për hapjen e një qendre në Kinë lidhur me produktet e Messit.

Mbetet të shihet nëse këto të dhëna në letër, do të zbatohen edhe në praktikë.

/GazetaBlic/

10/17/2018 17:54

Messi mund të largohet nga Barcelona vetëm me një kusht