Sporti

Messi i jep fund pushimeve në Karaibe, arrin në Barcelonë

07/26/2019 18:10
nga:M K

Lionel Messi është kthyer në Barcelonë. Kapiteni i Barcelonës mbërriti sot në qytet i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, duke përfunduar kështu ditët e pushimeve.

32-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të pushimeve në Argjentinë dhe në Ishujt Karaibe.

Klubi katalanas ka planifikuar që lojtarët që kanë qenë të përfshirë në Kupën e Amerikës, të kthehen për stërvitje nga data 4 gusht.

Kujtojmë se sezoni i ri në La Liga starton më 17 gusht.

09/22/2020 10:36

Rakitic: Kurrë s’kam qenë shok i ngushtë me Messin dhe Suarezin