Sporti

Messi i jashtëzakonshëm – ia kalon Ronaldos edhe në Ligën e Kampionëve!

11/08/2018 22:20
nga:Lorik J

Nuk ka shumë rekorde që Lionel Messin nuk i ka thyer në sportin e futbollit.

Ylli argjentinas tani po thyen rekorde, por siç duket ai as nuk po i vëren ato, shkruan GazetaBlic.

Siç është postuar nga llogaria zyrtare e Ligës së Kampionëve në Twitter, Messi është golashënuesi më i mirë në fazën e grupeve nga sezoni 1992/93.

Ylli i FC Barcelona ka shënuar 65 gola në këtë fazë dhe kryeson listën e golashënuesve. I dyti në listë është Cristiano Ronaldo i Juventusit me 61 gola.

Në vendin e tretë është Karim Benzema (43) dhe Ruud van Nistelrooy (39) tashmë në pension.

Tre golat e Messit në ndeshjen e parë kundër PSV dhe dy golat e tij kundër Tottenhamit e kanë dërguar atë në krye të renditjes.

/GazetaBlic/